Shqipëria

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit, pezullohet shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë


Është pezulluar nga detyra shef i qarkullimit rrugor në Lezhë, pas një rasti ku mendohet se djali i ish-deputetit Tom Doshi, është favorizuar në një aksident rrugor ku është përfshirë.

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetim për Drejtorinë Vendore të Policisë të këtij qarku, ku përfshihen drejtuesit e uniformave blu.

Sa bëhet me dije, Gjykata ka urdhëruar pezullimin nga puna të shefit të qarkullimit rrugor në Lezhë, Ismet Sula.

Vendimi është marrë pas nisjes së hetimeve në lidhje me një aksident të ndodhur para pak ditësh në rrugën nacionale Lezhë-Laç.

Në këtë aksident është përfshirë djali i ish-deputetit Tom Doshi, i cili ka përplasur një tjetër mjet ku po udhëtonin një çift bashkëshortësh.

Sipas hetimeve, djali i Tom Doshit ka qenë fajtor, por është ndihmuar dhe favorizuar nga Policia për t’u larguar nga vendngjarja.

Hetimet do vijojnë për të zbuluar nëse policia ka kryer veprimet sipas ligjit.

Efektivët akuzohen për “shpërdorim detyre”. Ndërkohë prokuroria po heton edhe shefat dhe drejtuesit e tjerë të policisë së Lezhës për të zbuluar se kush ka urdhëruar favorizimin e djalit të Tom Doshit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore