Sport

Fantazisti i United huazohet në Skoci


Fantazisti i Manchester United, Amad Diallo, është huazuar në Skoci te Rangers.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi anglez me një komunikatë zyrtare në rrjetet e tyre sociale.

Amad Diallo do t’i bashkohet Rangers-it menjëherë pasi t’i përfundojë testet mjekësorë.

Huazimi do të jetë vetëm deri në fund të sezonit, pa të drejtë blerje.

Manchester United do të mbulojë të gjitha shpenzimet e rrogës, me djajtë e kuq që e kanë bërë të qartë se Diallo është e ardhmja e klubit.

Ky huazim ka ardhur si kërkesë e vet trajnerit Rangnick, i cili e konsideron Amad-in si një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së djajve.

Diallo është vetëm 19-vjeç, dhe qëllimi i vetëm i këtij huazimi është që ai të ketë minutat e nevojshme në një ligë kompetitive.

Diallo u transferua te United vitin e kaluar, nga Atalanta – si një ndër blerjet më të bujshme për të ardhmen.

Tani ai do të qëndrojë në ishull, por në Skoci, jo në Angli, si i huazuar te Rangers.

United kërkon që së shpejti të mbyllë edhe huazimin e Donny van de Beek te Crystal Palace, në ditët e mbetura të afatit kalimtar të janarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore