Lajme

Fansat myslimanë të Andrew Tate po rriten ndjeshëm, po e përdor ai islamin për popullaritet?


Gjithçka fillon në tetor, kur i fejuari i një infermiereje në SHBA, të dy me besim fetar islam, u hasën fillimisht me fenomenin e mediave sociale, Andrew Tate.

Ky i fundit, jo pak herë e ka theksuar në daljet e tija publike se i përket po besimit islam, por i fejuari i Iman (jo emri i vërtetë i infermieres), në tetor ia kishte përmendur për herë të parë asaj ish-kickbokserin dhe mizogjenin Tate.

Çifti mysliman ishin njohur në vitin 2020 dhe nuk kishin pasur probleme. Deri kur Tate “u fut mes” tyre.

“Ishte një ferr i vërtetë”, ka treguar ajo për median amerikane CNN raportin me të fejuarin e saj që prej tetorit, kur ai i përmendi pikëpamjet e Tate, të cilat jo vetëm përputheshin me islamin, por ishin edhe tepër të sakta në bazë të proporcionalitetit gjinor.

Sjellja kontrolluese e të dashurit të saj u rrit ndjeshëm, që kur ai nisi të shohë videot e Tate dhe më pas, ajo vetë u bë shumë pasive në gjithçka dhe kërkonte me çdo kusht të shmangte çdo debat të mundshëm mbi çështjen, pasi mund të merrte përgjigje tejet agresive prej “gjysmës më të mirë”.

Nuk është rast i rrallë ky në fakt, pasi vetë Tate e ka përdorur jo pak herë islamin për të përçuar mesazhet e tija tek njerëzit që e dëgjojnë.

Kjo i ka ndodhur edhe Serenës, një gazetareje 25-vjeaçare, vëllezërit e të cilës, njëri 23 vjeç dhe tjetri 21, kanë filluar të shfaqin shenja të mëdha mizogjenie, pasi shihnin videot e Tate në media sociale.

Ato janë shtuar edhe më shumë, që kur Andrew dhe vëllai i tij Tristan, janë arrestuar në Rumani, nën akuza për shfrytëzim të qenieve njerëzore, ku dyshohet se përdornin vajza të reja për prostitucion.

Mirëpo, fansat e tij brenda spektrit islam veçse po shtohen dhe po e tregojnë qartësisht mbështetjen për influencerin, duke kërkuar edhe nxjerrjen e menjëhershme të tij prej burgut.

A e ka përdorur ai fenë pikërisht për të ndikuar te publiku dhe për të fituar simpatinë e tyre? Nuk është diçka që mund të thuhet me siguri, por efekt qartësisht po jep!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore