Aplikacione

Facebook-u, kufizim postimesh për çështjen e Chauvin-it


Media sociale, Facebook, ka në plan të kufizojë postimet që përmbajnë dezinformata dhe gjuhë urrejtjeje lidhur me gjyqin e Derek Chauvin, ish oficerin e policisë në Minneapolis, i cili u akuzua për vrasjen e George Floyd .

E përditshmja, The New York Times, tregon se lëvizja e Facebook-ut ka ardhur në ndihmë të shmangies së dëmit në botën reale.

Lidhur me këtë, platforma pohoi se do të identifikojë dhe do të heqë nga Facebook-u postimet që nxisin njerëzit të sjellin armë në qytet. Gjithashtu do të mbrojë anëtarët e familjes së Floyd-it nga ngacmimet dhe do të heqë çdo përmbajtje që përqesh vdekjen e tij.

“Ne e dimë që ky gjyq ka qenë i dhimbshëm për shumë njerëz”, ka shkruar në një postim në blog nënkryetarja e Facebook-ut, Monika Bickert, lidhur me politikën e përmbajtjes.

Ajo ka shtuar se “ne duam të vendosim ekuilibrin e duhur mes lejimit të njerëzve për të folur në lidhje me gjykimin dhe asaj që do të thotë vendimi teksa ende bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur sigurinë e të gjithëve”.

Gjatë vitit të kaluar, vdekja e Floyd-it, i cili ishte me ngjyrë, çoi në një valë protestash. Nga ana tjetër, ish oficeri i policisë, Chauvin, u përball me një sërë akuzash për vrasje pa dashje, për vrasje të shkallës së dytë dhe vrasje të shkallës së tretë.

Për shkak të rrezikut që mbartnin, Facebook-u njoftoi se do të hiqte të gjitha faqet, grupet, ngjarjet dhe llogaritë në platformën e saj Instagram, të cilat shkelin politikën e saj të dhunës. Gjithashtu do të heqë sulmet kundër Chauvin-it dhe Floyd-it që keqinformojnë përmes përmbajtjeve të ndjeshme.

“Ndërsa gjykimi po mbyllet, ne do të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për t’i ndihmuar njerëzit të lidhen në mënyrë të sigurt dhe të ndajnë atë që po përjetojnë”, ka shtuar Bickert në postimin në blog.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore