Sport

Fabregas arrin në Como, pritet nga shumë tifozë


Ish-futbollisti i skuadrave të mëdha evropiane, Cesc Fabregas, tashmë edhe zyrtarisht është bërë lojtar i klubit italian, Como.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra nga Serie B, të cilët njoftuan se kanë nënshkruar me spanjollin, që sapo ka mbyllur përvojën në futbollin francez me Monaco-n.

35-vjeçari është pritur me entuziazëm nga tifozët e Comos, që me këtë lëvizje tregon që ka ambicie të mëdha për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian.

Fabregas, i cili në karrierën e tij ka luajtur me klube të mëdha si Barcelona, Arsenal e Chelsea, ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare dhe do të veshë fanellën me numër 4.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore