Kosova

Escobar nga Brukseli: Tensionet janë shumë të larta


Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, është treguar i qartë dhe i prerë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe Drejtorit të ashtuquajtur Zyrë për Kosovën, se tensionet mes dy vendeve duhet t’i ulin menjëherë.

“Prioritet numër një është që të ulen tensionet. Ato janë shumë të larta tash dhe duhet të ulen menjëherë”, tha Escobar.

Kjo pasi Escobar mëngjesin e së mërkurës u takua me Bislimin dhe Petkoviçin para ri-takimin të tyre në kuadër të dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Escobar u ka kërkuar dy negociatorëve që me urgjencë të zgjidhet çështja e targave për automjete dhe palët t’i rikthehen tavolinës së dialogut.

Ndërkaq këtë të mërkurë në Bruksel, Bislimi do të takohet me Drejtorin e Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petar Petkoviç, pas situatës së tensionuar në veri, pasi Qeveria e Kosovës më 20 shtator ka filluar zbatimin e masave të reciprocitetit në tabelat e automjeteve të cilat hynë nga Serbia në Kosovë.

“Ata do të përdorin platformën e dialogut për të shqyrtuar rrugën përpara, që do të thotë de-përshkallëzim të situatës, sepse ajo që po ndodh aktualisht nuk është e mirë për popullin e Kosovës, Serbisë, por edhe në rajon”, tha Stano për Albanian Post të martën.

Çështja kryesore e bisedimeve do të jetë situata e fundit, ku do të tentohet të gjendet një rrugëdalje dhe të vendoset si do të vazhdohet me kërkesën e Kosovës për reciprocitet me targat.

Në këtë raund pritet të jepet një zgjidhje dhe të arrihet një pajtim për targat dhe kalimet e dyanshme të veturave në këto pika kufitare. Veç kësaj teme, do të bisedohet edhe për disa çështje të tjera, që lidhen me këtë situatë të krijuar në pikat kufitare.

Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore