Futboll

Erlis Frashëri niset nga Gjilani për në Drenicë


Erlis Frashëri largohet nga KF Gjilani mbasi qëndroi për afërsisht një vit e gjysëm.

Mbrojtësi i djathtë korçar i Gjilanit, është pranë tranferimit tek ekipi i Drenicës, ku pret të luajë me Behar Ramadanin, Eglentin Gjonin, etj; nën mbikqyrjen e trainerit Bledar Devolli.

Karriera e Frashërit është mjaft e lamirshme në kampionatin shqiptarë dhe ka arritur të grumbullojë mjaft eksperiencë – ai numëron pjesëmarrje te Partizani, Kamza, Teuta, Besa, Tomori, Skënderbeu, Luftetari, Himara dhe te Korabi.

Frashëri u tranferua nga Teuta te Gjilani më 3 qershor të 2019 në një tranfertë pa pagesë.

tranfermarkt.com numëron 200 mijë euro vlerë për mbrotësin e djathte nga Korça në kohën kur u tranferua nga Superliga shqiptare në atë kosovaren./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore