Euro 2024

Sllovenia barazon rezultatin ndaj Danimarkës


Ilustrim

(Ky lajm është përditësuar)

Sllovenia ka barazuar rezultatin ndaj Danimarkës. Erik Janza shënoi në minutën e 77-të për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Danimarka kaloi e para në epërsi përmes Christian Eriksen në minutën e 17-të pas një aksioni të shpejtë të danezëve.

Eriksen shënoi për 1:0 ndaj Sllovenisë, duke u bërë golashënuesi më i vjetër i Danimarkës që shënon në një ndeshje të kampionatit evropian.

Christian Eriksen

Ndryshe, ikona daneze rikthehet në fushë për Danimarkën pas arrestit kardiak që pësoi në ndeshjen hapëse të Euro 2020 kundër Finlandës.

Danimarka dhe Sllovenia përballen në kuadër të xhiros së parë të Grupit C në kuadër të Euro 2024. Në Grupin C janë edhe Anglia e Serbia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore