Sport

Enrique pritet ta marrë drejtimin e Napolit


Luis Enrique me shumë gjasë do ta marrë drejtimin skuadrës së Napolit në fund të sezonit.

Luciano Spalletti do të largohet nga Napoli në fund të këtij edicioni pasi i dha fund pritjes 33-vjeçare, duke e fituar titullin kampion..

Luis Enrique ka qenë i lidhur me punën në Stadio Maradona dhe mediat pohuan të martën se spanjolli po bëhet shpejt favorit për të zëvendësuar Spalletti-n.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Luis Enrique, i cili tashmë ka punuar në Serie A me Romën, kishte refuzuar një ofertë nga Chelsea vetëm disa javë më parë, por tundohet për një rikthim në Gadishull.

Megjithatë, gazeta italiane raporton se ende nuk është bërë asnjë kontakt mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe ish-trajnerit të Spanjës dhe Romës.

“Il Corriere dello Sport” pretendon se Luis Enrique po bëhet shpejt kandidati kryesor për këtë rol, megjithëse presidenti i Napolit ka folur gjithashtu me Antonio Conte dhe Julian Nagelsmann.

Sipas raportit, De Laurentiis ka qenë në kontakt me pesë kandidatë të ndryshëm për këtë post, tre emrat e tjerë nuk dihen, por njëri mund të jetë 53-vjeçari që u largua nga kombëtarja e Spanjës pas Botërorit të Katarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore