Futboll

Enigma e dëmtimit të radhës së Hazard-it


Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, thotë se “nuk arrin dot ta shpjegojë” dëmtimin e Eden Hazard-it.

30-vjeçari nga Belgjika u rikthye me Real Madrid-in në ndeshjen e të shtunës kundër Elches vetëm në 15-minutëshin e fundit. Reali fitoi atë natë me rezultatin 2 – 1.

Sidoqoftë, Hazard do të mungojë në ndeshjen e nesërme (e martë) të Champions-it kundër Atalanta-s.

“Është diçka e re. Nuk mund të jap më shumë shpjegim”, tha Zidane për BBC Sports.

Qëkur i është bashkuar Real-it në 2019-ën, sulmuesi belg ka luajtur vetëm 25 herë me ta. Kjo, për shkak se ka vuajtur nga një seri dëmtimesh, mjaft të pazakonta.

Ndërkohë që Zidane shpreson që Hazard-i të rikthehet sa më shpejtë në fushë, ai është tejet i turbullt sa i përket arsyes së kësaj serie dëmtimesh.

“Diçka nuk shkon sepse ai nuk është dëmtuar fare pak gjatë gjithë karrierës së tij, për të mos thënë fare përpara se të bashkohej me Real-in. Ne duam shumë ta ndihmojmë dhe shpresojmë rikthimin e tij sa më shpejt”, sqaroi Zidane.

I ngacmuar nga gazetarët në di diçka më shumë, Zidane përgjigjet: “Ka disa gjëra, të cilat nuk i shpjegoj dot. Dua të qëndroj pozitiv dhe uroj të mos jetë asgjë serioze”, përfundon Zizu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore