Shqipëria

Emërimet e reja në Akademinë e Shkencave janë në shkelje të ligjit, thotë Fuga


Sipas akademikut, Artan Fuga emërimet e reja në Akademinë e Shkencave, janë bërë në shkelje të ligjit.

Fuga, i cili është njëherësh dhe anëtar i ASH-së, në një letër drejtuar Komisionit të Edukimit dhe Medias, shkruan se mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj, me të cilët nuk ka asnjë vërejtje në aspektin profesional, ka qenë e paligjshme.

Sipas Fugës, në krye të kësaj paligjshmërie qëndron vetë Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, dhe nënkryetari Vasil Tole.

Po ashtu në një vendim të marrë dje në mbledhjen e Asamblesë së Akademisë së Shkencave, është vendosur që ky institucion nuk mund të auditohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Mbledhja e asamblesë së akademisë së shkencave e datës 22.04.2024 ishte një “atentat” kundër shtetit ligjor, unë nuk e di në emër të kujt dhe për çfarë arsyeje! Iu tha “Jo!” Kontrollit të Lartë të Shtetit! Le ta botojnë letrën e përgatitur nga kryesia dhe që e votuan në asamble! Publiku do të lemeriset nga vendosja e vetes mbi çdo ligj dhe kontroll të ligjshëm në emër gjoja të lirisë për të qenë mbi ligjet!”, shkruan mes të tjeravenë letrën drejtuar deputetëve.

Në mbledhjen e Akademisë së Shkëncave, që u mbajt dje, u zgjodhën disa anëtarë të rinj, si Mira Murati, shkrimtarja Lea Ypi, koreografi Angjelin Prejlocaj, Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa.

Mira Murati, Lea Ypi e të tjerë bëhen pjesë e Akademisë së Shkencave në Shqipëri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore