Shqipëria

Mira Murati, Lea Ypi e të tjerë bëhen pjesë e Akademisë së Shkencave në Shqipëri


Mira Murati, shefja operacionale e kompanisë lider në botë për Inteligjencën Artificiale, Open AI, është bërë ndër emrat e fundit që është pranuar si pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Kështu është bërë publik vendimi nga vetë Akademia, e cila ka prezantuar edhe disa emra të tjerë, si pranuar në radhët e saj.

Ndër ta, spikat lektorja e filozofisë dhe shkrimtarja Lea Ypi, tashmë e ndërkombëtarizuar me veprën e saj “Të Lirë”, të kuotuar lartë nga kritikët letrarë në vitin e shkruar dhe një mishërim përshkrimor i asaj çfarë epoka e komunizmit ka qenë, përmes lentës së një vogëlusheje durrsake.

Angjelin Prejlocaj, koreografi i njohur shqiptar, ka qenë po ashtu ndër emrat e pranuar nga Akademia.

Të tjerë personalitete ishin edhe Gëzim Alpion, akademiku dhe aktivisti i shoqërisë civile, i lekton në Universitetin e Birminghamit, si edhe Lulzim Tafa, poeti dhe lektori i njohur nga Lipjani, i cili është po ashtu anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore