Sport

Elvis Rexhbeçaj huazohet te Bochum


Futbollisti kosovar, Elvis Rexhbeçaj, është transferuar te skuadra e posa ngjitur në Bundesligën e Gjermanisë, Bochum.

Ai u transferua në formulën e huazimit një-vjeçar nga skuadra e Wolfsburg, e cila ka në pronësi kartonin e futbollistit nga qyteti i Prizrenit.

Ai sezonin e kaluar luajti në huazim te skuadra e Koln, te të cilët u huazua në janar të vitit 2020.

23-vjeçari ka zhvilluar në total 71 ndeshje në Bundesligën e Gjermanisë, me skuadrat Wolfsburg dhe Koln, me të cilët ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar tetë asistime.

Ndërsa, interesant është fakti se Rexhbeçaj në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Bundesliga, do ta luajë përballë Wolfsburg.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore