Lajme

Ekzekutohet presidenti i Haitit në rezidencën e tij


Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse, është ekzekutuar pas një sulmi në rezidencën e tij private.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i përkohshëm, Claude Joseph.

Ai bëri me dije se “vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT)”.

Po ashtu u raportua se, gjatë sulmit, e plagosur ka mbetur dhe zonja e Parë.

Sipas Joseph-it janë marrë të gjitha masat për të garantuar vazhdimësinë e shtetit.

Port-au-Prince ka parë një rritje të dhunës, ndërsa bandat luftonin me njëra-tjetrën.

Kjo dhunë u ushqye nga një rritje e varfërisë dhe paqëndrueshmërisë politike.

Moise është përballur me protesta të ashpra, që nga koha që mori detyrën si president në 2017, me opozitën që e akuzoi atë këtë vit për kërkimin e instalimit të një diktature, duke tejkaluar mandatin e tij dhe duke u bërë më autoritar. Akuzat u mohuan nga ana e tij.

Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij në zyrë, Michel Martelly u largua nga posti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore