Lajme

Ekspertët ngrenë alarmin për bimësinë në shtresën e akullit të shkrirë në Groenlandë


Zona të rëndësishme të shtresës së akullit të shkrirë në Groenlandë po prodhojnë tani bimësi, duke rrezikuar rritjen e nivelit të detit dhe paqëndrueshmërinë e peizazhit.

Një studim ka dokumentuar ndryshimin që nga vitet 1980 dhe tregon se zona të mëdha akulli janë zëvendësuar me shkëmbinj, ligatina dhe rritje e shkurreve, duke krijuar një ndryshim në mjedis.

Analiza e të dhënave satelitore ka treguar se gjatë tre dekadave të fundit janë shkrirë rreth 11 mijë milje katrore të shtresës së akullit dhe akullnajave të Groenlandës, një zonë e barabartë me madhësinë e Shqipërisë dhe që arrin në 1.6% të mbulesës totale të akullit.

Teksa akulli është tërhequr, sasia e tokës me bimësi që rritet në të është rritur me 33,774 milje katrore, më shumë se dyfishi i sipërfaqes së mbuluar kur filloi studimi.

Gjetjet tregojnë pothuajse katërfishim të ligatinave në të gjithë Groenlandën, të cilat janë burim i emetimeve të metanit.

Rritja më e madhe e vegjetacionit të dendur ligatinor ndodhi në afërsi të Kangerlussuaq në jug-perëndim dhe në zona të izoluara në veri-lindje.

Shkencëtarët thonë se temperaturat më të ngrohta të ajrit po bëjnë që akulli të tërhiqet dhe që nga vitet 1970 rajoni është ngrohur me dyfishin e normës mesatare globale.

Në Groenlandë, temperaturat mesatare vjetore të ajrit midis viteve 2007 dhe 2012 ishin 3 gradë C më të ngrohta se mesatarja midis viteve 1979 dhe 2000.

Sipas gjetjeve, ka shenja se rritja e vegjetacionit po rezulton në humbje të mëtejshme të akullit.

​ Studiuesit kanë përdorur gjetjet e tyre për të zhvilluar një model për të parashikuar ato zona në Groenlandë që ka të ngjarë të përjetojnë ndryshime “të përshpejtuara” në të ardhmen, për të vazhduar monitorimin e situatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore