Lajme

Ekskluzive: Intervistë me John Bolton, ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve


John Bolton, ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Administratën e presidentit amerikan, Donald Trup, ka thënë një intervistë ekskluzive për Albanian Post.

Bolton ka folur për dështimin e marrëveshjes së sotme për targat dhe gjithashtu përse qasja e Bashkimit Evropian ka probleme.

Ai është përgjigjur edhe për luhatjen evropiane kur Bolton dhe administrata amerikane kishin filluar të merreshin më intenzivisht me çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Bolton, që publikisht e kishte pranuar se është pro një mundësie për ri përcaktim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, kur ishte prezantuar si ide në vitin 2018, ka shpjeguar se si ishte situata atëherë, si i kishte ardhur atij në tavolinë dhe çfarë mendon sot për atë propozim.

Bolton ka kritika për qasjen amerikane në Ballkanin Perëndimor dhe ka treguar gjithashtu se sa afër është një konflikt në Ballkan, veçanërisht në Kosovë.

Cili është mendimi i Bolton për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti? Bolton ka pasur një përgjigje interesante edhe për këtë pyetje.

Të gjitha këto dhe shumë çështje të tjera, shpjegime në detaje dhe çfarë mendon ai për planin franko-gjerman dhe pse nuk është i duhuri, nesër, 22 nëntor, me fillim në orën 07:30, në Albanian Post, ekskluzivisht John Bolton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore