Sport

Egnatia triumfon me përmbysje ndaj Laçit


Skuadra e Egnatias ka arritur të fitojë 2-1, me përmbysje, ndaj Laçit në Kurbin në takimin e zhvilluar këtë të shtunë.

Laçi priti Egnatian në ndeshjen e javës së 32-të në Abissnet Superiore pasditen e kësaj të shtune.

Gjërat po dukeshin se ishin në rrugën e mbarë për vendasit, deri në momentin kur miqtë realizuan dy gola të shpejtë për të përmbysur gjithçka.

William Cordeiro kaloi vendasit në avantazh në minutën e 23, një avantazh që do të zgjaste deri në pjesën e dytë.

Në harkun kohor të shtatë minutave (62’, 69’), Egnatia do të përmbyste disavantazhin me golat e Jurguens Montenegro-s dhe Melih Ibrahimoglu-s.

Me fitoren e arritur, Egntia forcon pozitën në vendin e parë në Superiore me 60 pikë. 51 pikë ka Vllaznia e vendit të dytë, me një ndeshje më pak. Laçi qëndron në vendin e shtatë me 38 pikë.

Java e 32-të në Superiore filloi të premten me ndeshjet: Erzeni 0-2 Tirana dhe Kukësi 0-2 Skënderbeu.

Nga ora 16:00 e kësaj të shtune në fushë do të jenë duelet: Partizani – Dinamo City dhe Teuta – Vllaznia.

Renditja e Superiores

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore