Lajme

Egjipti mohon akuzat mbi kontrabandën e armëve në Gaza, të rreme


Egjipti ka mohuar me vendosmëri akuzat “e përhapura kohët e fundit nga zyrtarët izraelitë, përfshirë vetë kryeministrin Benjamin Netanyahu” për lejimin e kontrabandës së armëve në Gaza, duke kujtuar se kishte shkatërruar 1 mijë e 500 tunele 10 vjet më parë.

Dhe duke pretenduar se kishte “kontroll të plotë” të kufiri midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës.

Kështu ka deklaruar shefi i zyrës së shtypit, Diaa Rashwan.

“Të gjitha vendet në botë janë të vetëdijshme për shtrirjen e përpjekjeve të bëra nga Egjipti në 10 vitet e fundit, për të arritur sigurinë dhe stabilitetin në Sinai dhe për të forcuar sigurinë në kufirin midis Rafah-ut egjiptian dhe Rripit të Gazës”, ka shtuar ai.

Sipas tij, i njëjti Egjipt vuajti shumë nga këto tunele gjatë konfrontimit të ashpër me grupet terroriste në Sinai pas përmbysjes së regjimit të Vëllazërisë Myslimane në qershor 2013 dhe deri në vitin 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore