Shëndet

Edhe sasi të vogla të ushqimeve të skuqura rrisin rrezikun e sëmundjes së zemrës


Konsumimi i ushqimeve të skuqura mund të rrisë rrezikun për sëmundje të mëdha të zemrës dhe goditjeve në tru. Kjo sipas një analize të re që është bërë.

Çdo racion shtesë javor prej 114 gramësh në ushqime të skuqura rrit rrezikun për sulm në zemër. Po ashtu edhe “goditjet në tru me 3%, sëmundjet e zemrës me 2% dhe dështim e saj me 12%”, zbuloi studimi në gazetën “Zemra”.

Kur ushqimi skuqet, ai thith yndyrna dhe vaji, duke rritur potencialisht kaloritë. Përveç kësaj, ushqimet e skuqura dhe të përpunuara shpesh mund të përmbajnë yndyrna trans. Ato krijohen nga një proces i industrializuar që shton hidrogjen në vajrat bimorë të lëngshëm. Kjo i bën ato më të ngurta./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore