Futboll

Eder: Suning na ka lënë pa rroga


Me 32 gola në 62 paraqitje, Eder Militao është sigurisht një nga të kontraktuarit më të mirë nga Jiangsu Suning në vitet e fundit, një sulmues i aftë për të bërë një ndryshim në ligën kineze. Tani që gjërat po ndryshojnë dhe që pronarët kanë vendosur të mos investojnë më në futboll, është pikërisht ish-sulmuesi i Inter-it që ia nxjerr bojën, duke shprehur gjithë zhgënjimin e tij:

“Suning nuk dëshiron më të investojë në futboll. Ata nuk i respektojnë të gjithë punonjësit dhe lojtarët. Ata thjesht na lanë pa pagë dhe nuk na lejuan të luanim në klube të tjera”.

Italo-braziliani Eder pastaj vazhdoi për mikrofonat e portalit kinez Oriental Sport Daily:

“Ne kemi bërë një arritje për Suning Group, por nuk kemi marrë trajtimin dhe respektin që meritonim. Nëse grupi Suning dështon, mund ta kuptoj atë. Ne ishim të mbyllur në hotele për disa muaj, duke përhapur emrin e Suning në të gjithë botën, por morëm një trajtim të tillë pa asnjë respekt! Drejtori i përgjithshëm  ka qenë gjithmonë gënjeshtar. Ai na tha që, me kalimin e kohës, do të na jepte atë që duhej, por kurrë nuk e respektoi atë që na premtoi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore