Sport

Eden Hazard: Kur isha fëmijë, më pëlqente Arsenal


Futbollisti i Real Madrid, Eden Hazard zhvilloi një interevistë ekskluzive për magazinën e famshme sportive “On the front foot”.

Belgu u shpreh rreth ngjarjeve më të fundit në karrierën e tij dhe po ashtu për disa detaje interesantë të fëmijërisë.

I pyetur rreth lëndimeve që e kanë përcjellur gjatë gjithë aventurës së tij te Real Madrid, Hazard tha: “Lëndimet nuk janë fundi i botës, gjatë kohës kurr jam jashtë i lënduar, shpenzoj shumë kohë me familjën dhe kjo më ndihmon që t’i kaloj ato në mënyrën e duhur.”

“Këto lëndime duan kohë për t’u shëruar, andaj unë do ju jap gjithë kohën e nevojshme atyre, të punoj shumë dhe të kthehem në formën më optimale. Po ndihem mirë dhe besoj që në këmbët e mia kam edhe 5 ose 6 vite të forta.”

Eden pastaj dha edhe disa komente mbi trajnerin e tij aktual, që për të ka qenë edhe arsyeja kryesore që ai iu ka bashkuar Real Madrid-it.

“Zidane ka qenë njeriu dhe futbollisti të cilin e kam ndjekur më së shumti gjatë fëmijërisë , ai është idoll për mua në aspektin futbollistik. Pasi e kam njohur nga afër, si trajnerin tim, ai më ka mësuar shumë edhe përtej futbollit.”

“Shpresoj që shumë shpejtë t’i ndihmoj më formën timë më të mirë në fushën e blertë.”

Hazard intervistën e tij e përmbylli me preferencat e tij të fëmijërisë, duke dhënë disa deklarata shumë interesante.

“Kur isha unë fëmijë, Belgjika nuk kishte skuadër shumë kualitative të futbollit.”

“U rrita më shumë duke shikuar Francën, përveç Zidane, më pëlqentë shumë edhe Thierry Henry.”

“Më vjen keq ta përmend tani, sepse kam luajtur për Chelsea-n, por kur kam qenë I vogël, më pëlqentë Arsenal-i shumë. Kishte lojtar si Viera, Pires, wiltord, unë i adhuroja ata.”

Hazard ka shpenzuar shtatë vite te Chelsea, nga 2012 deri në 2019, para se të transferohej te Real Madrid.

Belgu ka vuajtur shumë shkaku i lëndimeve, por siç edhe tha në intervistë, ai është duke punuar shumë që të kthehet në formen optimale dhe të na shfaqë më të miren e tij përsëri.

NJë Hazard në formë nuk është përfitim vetëm për Real Madrid-in, por për të gjithë fansat e futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore