Sport

Ed Sheeran “mollë sherri” mes Toni Kroos dhe Schalke 04


Koncerti që kantautori britanik, Ed Sheeran, mbajti në stadiumin e Schalke 04 ka sjellë përplasje në mediat sociale mes klubit gjerman dhe mesfushorit, Toni Kroos.

Mesfushori kaloi tetë vite te Bayern Munich para se të kalonte te Real Madrid-i ku deri më tani ka pasur një karrierë të shkëlqyer, ku ka fituar pesë herë Champions League-n.

Gjatë një podcasti me vëllain e tij, Kroos, që njihet për humorin dhe deklaratat “ngacmuese” nuk nguroi të thumbonte Schalke-n. Skuadra sapo u ngjit nga Bundesliga 2, pasi ra dy sezone më parë nga elita e futbollit gjerman.

Në stadiumin “Veltins Arena”, Ed Sheeran” mbajti koncert, ndërsa Kroos u shpreh se “Ai arriti diçka që rrallë e kam parë, që njerezit të dalin të lumtur nga një ngjarje e Schalke-s”.

Megjithatë reagimi i klubit nga Gelsenkirchen ishte i menjëhershëm.

“Të paktën ne dimë të japim intervista interesante pas ndeshjeve”, shkruan Schalke në mediat sociale.

Fjalët e Schalke-s lidhen me intervistën e Kroos pas finales së Champions League këtë sezon, ku lojtari u nervozua me pyetjen e një gazetari gjerman të “ZDF”.

“Kishit 90 minuta për të menduar për pyetje të arsyeshme, sinqerisht. Tani më bëni dy pyetje të tilla m***”. Dy pyetje negative, mund të thuash menjëherë se je gjerman”, tha Kroos pas ndeshjes.

https://twitter.com/hoffelini/status/1530667121008553984?s=20&t=QiZE422LsU3XR5dho1GFiA

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore