Muzikë

Ed Sheeran dhe Camila Cabello promovojnë këngën e tyre të re në koncertin humanitar për Ukrainën


Camila Cabello dhe Ed Sheeran.

Artistët e famshëm, Ed Sheeran dhe Camila Cabello ishin mes yjesh të muzikës që u ngjitën në skenën e një koncerti të organizuar me qëllim të mbledhjes së fondeve për ndihmë ndaj Ukrainës – pas pushtimit rus.

Cabello dhe Sheeran bashkuan forcat për të performuar bashkë për herë të parë live bashkëpunimin e tyre të ri “Bam Bam” duke e dhënë atë si premerë për të gjithë pjesëmarrësit e koncertit.

Ed Sheeran dhe Camila Cabello.

“Ne të gjithë po lutemi sonte për paqen dhe sigurinë e njerëzve në Ukrainë”, tha Cabello përpara se të mirëpresë Sheeran në skenë.

“Ky është një moment i tillë me rreth të plotë për mua. Por, fjalë për fjalë, unë qava herën e parë që e takova. Unë jam si një fanse e tij e madhe”, shtoi ajo duke folur për Ed.

Koncerti u zhvillua në qytetin e Birminghamit në Mbretëri të Bashkuar, ndërsa pjesë e tij ishte edhe artistja ukrainase, Jamala, e cila kishte triumfuar duke u renditur në vend të parë në vitin 2016 në garën evropiane të muzikës – “Eurong Song Music Contest”.

Jamala.

Por, ani pse yjet e muzikës botërore ishin pjesë e këtij koncerti humanitar, një moment ishte mjaft emocionues teksa violinisti i ri Illia Bondarenko, i cili ka luajtur një këngë të vjetër popullore ukrainase “Verbovaya Doschechka” së bashku me 94 violinistë të tjerë.

Koncerti u transmetua në disa prej kanaleve më të mëdha televizive në Britani të Madhe, ndërkohë shikuesit kishin mundësinë që të bënin donacione me qëllim të solidarizimit me situatën në Ukrainë.

Madje, gjatë koncertit u lëshuan edhe filma, brenda të cilëve pasqyrohej historia në mes të Ukrainës dhe Rusisë – dhe padrejtësitë e kësaj të fundit karshi shtetit të saj fqinj.

Pas përfundimit të koncertit, organizatorët thanë se kishin arritur të mbledhin mbi 16 milionë dollarë – të njëjtat do t’i dhurohen Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive për Ukrainën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore