Muzikë

Ed Sheeran artisti më i dëgjuar në radio – lë pas Dua Lipën e The Weeknd


Këngëtari i njohur, Ed Sheeran e ka lënë pas këngëtaren shqiptare, Dua Lipën dhe artistin, The Weeknd ndërsa ka fituar titullin e artistit më të dëgjuar në radiot botërore, me gjithsej 4.3 milionë dëgjimë në vit.

Ed Sheeran.

Krijuesi i hitit “Shape Of You” arriti të sigurojë 100 mijë dëgjimë më shumë se Lipa, e cila u rëndit e dyta më plot 4.2 milionë sosh për një vit.

Dua Lipa.

Sipas platformës muzikore, Viberate, rreth 24 mijë radio stacione në 150 vende u vëzhguan për të mbledhur të dhënat.

Gjithashtu, rezultatet erdhën në përfundim se muzika pop ka qenë zhanri më i dëgjuar nëpër radio stacione.

Rreth 14 milionë dëgjime ishin të lidhura me muzikën pop, ndërsa rock mbeti si zhanri i dytë më i popullarizuar me pothuajse 80 milionë sosh.

The Weeknd.

Ndërkaq, artisti kanadez, The Weeknd siguroi vendin e tretë në listë me tre milionë dëgjime, i ndjekur nga Queen me 2.9 milionë sosh.

Maroon 5.

Grupi i famshëm, Maroon 5, zbarkoi në vendin e pestë me 2.8 milionë dëgjime.

Bateristi i Queen, Roger Taylor, në një intervistë për, The Sun, ka thënë se – “merr shumë gëzim për faktin se ka ende shumë dashuri për Queen. Më befason vazhdimisht dashuria e publikut”.

Queen.

Frontmeni i grupit rock, Freddie Mercury ndërroi jetë në vitin 1991, por grupi vazhdoi të korrte sukses në industrinë e muzikës me dashuri të madhe nga fansat.

Kujtojmë se Ed u konfirmua së fundmi si interpretues në “Brit Awards 2022”, që pritet të mbahet më 8 shkurt.

Ceremonia vjetore e çmimeve muzikore rikthehet në The O2 Arena të Londrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore