Sport

E kërkon Bayern, Leipzig vendos çmimin e mesfushorit


Konrad Laimer është një nga preferencat e Julian Nagelsmann-it për të forcuar mesfushën e Bayern Munich-ut. Austriaku ka vetëm një vit të mbetur kontratë me Leipzig-un.

Sipas gjermanes “Bild”, përcjell Albanian Post, Leipzig-u kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin.

Një shifër disi e lartë, duke parë se ai ka vetëm një vit kontratë dhe, në verën e ardhshme, mund ta humbasë me kosto zero.

Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës në “Red Bull Arena” dhe dëshiron të bashkohet me ish-trajnerin.

Laimer u aktivizua në 46 takime nën urdhrat e Nagelsmann-it, në kohën kur ky i fundit drejtonte Leizpig-un.

Ai shënoi katër gola dhe dhuroi shtatë asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore