Sport

E kërkojnë Barcelona dhe Liverpool-i, Newcastle do ta “blindojë” Guimaraes


Futbollisti i Newcastle United, Bruno Guimaraes, është një nga futbollistët më të kërkuar nga klube të mëdha evropiane.

Ndër to, Barcelona dhe Liverpool kanë qenë më të interesuara për shërbimet e mesfushorit brazilian, të cilit i skadon kontrata me klubin e tij në verën e vitit 2026.

Me ta ndjerë këtë “rrezikim”, drejtuesit miliarderë të Newcaslte-s synojnë ta “blindojnë” futbollistin e tyre, kështu duke iu “mbyllur derën” klubeve të që synojnë ta transferojnë.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit kanë nisur punën për t’ia ofruar Guimaraes-it një kontratë afatgjatë me një pagë shumë të lartë.

Sipas Romano-s, diskutimet mes palëve tashmë veç se kanë filluar dhe pritet të mbyllen gjatë verës.

Kujtojmë që 25-vjeçari është pjesë e Newcastle që nga janari i vitit të kaluar, kur u transferua nga Lyon për shumën e 41 milionë eurove.

Ai në këtë sezon pati paraqitje shumë të mira me klubin e dij, duke e ndihmuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, i cili kontribuoi me pesë gola e po aq asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore