Sport

Dyshja e Lille është afër transferimit te Milan-i


E ardhmja e dy futbollistëve të skuadrës franceze, Lille, Renato Sanches dhe Sven Botman, është shumë afër Milan-it.

Milan-i është duke ndjekur prej kohësh dy futbollistët e lartcekur, që siç duket ata do të transferohen në Itali gjatë afatit kalimtar veror.

Sa i përket holandezit, Botman, ai tashmë thuhet se është pranë transferimit te kuqezinjtë, të cilët i ndajnë vetëm disa detaje të vogla për të arritur marrëveshjen finale.

Postimi në Instagram i menaxherit të Botman

Agjenti i Botman-it ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen Milan – Lazio, i cili thuhet se pas ndeshjes ka pasur një takim me Maldini-n dhe Massara-n për të mbyllur marrëveshjen.

Marrëveshja mes palëve duket shumë afër, pasi Botman ka kërkuar transferimin te Milan, duke refuzuar kërkesat e klubeve të ndryshme evropiane.

Sa i përket marrëveshjes personale mes palëve nuk duket se do të ketë problem, mirëpo Milan-i duhet ta bind edhe Lille-n për holandezin.

Sven Botman

Thuhet se kërkesa e francezëve për ta liruar qendërmbrojtësin, është mbi 30 milionë euro.

Mirëpo, italianët nuk janë guke kërkuar vetëm Botman. Ata dëshirojnë të transferojnë edhe mesfushorin Renato Sanches.

Gjithashtu edhe Sanches, njëjtë sikurse Botman e dëshiron një lëvizje të Milan-i, i cili shihet si një zëvendësues i denjë i Franck Kessie-t, që në verë do të largohet nga kuqezinjtë.

Renato Sanches

Se dyshja e Lille dëshiron lëvizjen drejt Milan-it, bënë të dyshojë edhe një postim në Instagram i portierit të kuqezinjëve, Mike Maignan, në të cilin komentuan Botman e Sanchez.

“Jemi duke u bere ekip që synojmë të renditemi aty ku na takon, dhe brenda një kohe të shkurtër do t’ia arrijmë qëllimit”, shkruhej në postimin e Maignan, të cilin e pëlqyen Sanches dhe Botman duke komentuar.

Kujtojmë që Maignan ishte portier i Lille, kur ata u shpallën kampionë të Francës në sezonin e kaluar.

Gjithashtu vlen të theksohet se klubi i Milan-it dhe Lille kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre.

Kujtojmë që kuqezinjtë po kalojnë në një formë shumë të mirë kohët e fundit. Ata gjenden në pozitën e dytë në Serie A, me vetëm një pikë prapa Inter-it kryesues.

Gjithashtu Milan-i kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, të cilët deklasuan Lazio-n me rezultat 4:0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore