Sport

Dybala mund të largohet nga Roma, Manchester United interesohet për të


Paolo Dybala mund të largohet nga Roma, një vit pasi u transferua si futbollist i lirë atje.

29-vjeçari argjentinas i dha fund një periudhe shtatëvjeçare me Juventus-in kur kontrata e tij skadoi vitin e kaluar dhe u bashkua me klubin kryeqytetas si një transferim i lirë, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me vlerë rreth 4.5 milionë euro neto në sezon.

Dybala u bë menjëherë një figurë e rëndësishme për Romën dhe është futbollisti kryesor i Jose Mourinho-s, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë shtatë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

“Calciomercato” thekson se si argjentinasi mund të largohet nga Roma, duke qenë se klauzola e lirimit të kontratës së tij është tejet e ulët: 20 milionë euro për klubet italiane dhe 12 milionë euro për ekipet e huaja.

Sulmuesi argjentinas dha disa sugjerime mbi të ardhmen e tij në një konferencë për shtyp dje, duke theksuar se ai nuk “e di se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit” dhe se ai shpreson që “Roma të luajë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm”.

Kjo thekson në thelb dy kushtet që duhet të plotësohen nëse Roma dëshiron të mbajë Dybala-n përtej këtij sezoni: kualifikimin në Champions League dhe mbajtjen e Mourinho-s në krye.

Klauzola e tij e lirimit është vënë në dukje nga klubet në mbarë Evropën dhe dy në veçanti janë të interesuara, Manchester United dhe Neëcastle United.

Me më pak se pesë muaj të mbetur deri në afatin kalimtar të verës, Dybala mund të hyjë në periudhën e fundit të kohës së tij me Romën, as edhe një vit pas ardhjes së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore