Sport

Dy vëllezërit Hernandez do të luajnë për herë të parë së bashku te Franca


Përzgjedhësi i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit tetor.

Në mesin e futbollistëve të ftuar, për herë të parë figurojnë dy vëllezërit Hernandez, Theo i cili është anëtar i Milan-it dhe Lucas i Bayern Munich.

Pas paraqitjeve shumë të mira me Milan-in, Theo u grumbullua muajin e kaluar për herë të parë me kombëtaren e “gjelave”, mirëpo aty mungoi i vëllai Lucas, për shkak të një lëndimi.

Derisa, anëtari i Bayern-it, Lucas, numëron 28 paraqitje me kombëtaren franceze.

Kujtojmë që Franca më 7 tetor do të ballafaqohet me Belgjikën, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Lista e futbollistëve të ftuar nga Deschamps:

Portierë: Lloris, Costil, Maignan.

Mbrojtës: Digne, Dubois, L. Hernandez, Kimpembe, Kounde, Pavard, Upamecano, Varane.

Mesfushorë: Guendouzi, T. Hernandez, Pogba, Rabiot, Tchouameni, Veretout.

Sulmues: Ben Yedder, Benzema, M. Diaby, Griezmann, Martial, Mbappe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore