Lajme

Dy të vdekur dhe 310 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKShPK), ka raportuar për dy të vdekur nga COVID-19 dhe 49 persona të infektuar.

Sipas IKShPK-së në 24 orët e fundit janë shëruar 310 pacientë, duke e çuar në 99 mijë e 97 raste numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Dy të vdekurit nga Covid-19 janë nga komuna e Mitrovicë (55 vjeç) dhe Vushtrrisë (64 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 106 mijë 803 raste.

Ndërsa të vdekur gjithsejtë si rezultat i pandemisë janë 2 mijë e 220 persona.

Kurse deri më tani janë testuar për Sars-Cov-2 gjithsejtë 563 mijë e 472 persona.

Raste aktive në Kosovë me virus janë gjithsejtë 5 mijë e 486 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore