Kosova

Dy të vdekur dhe 14 raste me COVID-19 në Kosovë


ilustrim i fotografise

Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa kanë rezultuar 14 raste pozitive me COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë.

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publikë të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratorët privat me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 persona gjithsejtë.

Numri total i rasteve i të shëruarve është 105 mijë 280 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2 mijë 256 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 171.

Ndërsa gjatë ditës së mërkurë në Kosovë është raportuar një viktimë nga COVID-19, ndërsa kanë rezultuar 20 raste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore