Lajme

Dy shqiptarë janë ndaluar për vrasje nga policia e Cardiff-it


Policia uellsiane qarkulloi imazhe të dy të dyshuarve për vrasje, të kërkuar nga policia pas vdekjes së një burri në Cardiff.

Josif Nushi dhe Mihal Dhana kërkoheshin në lidhje me vrasjen e Tomasz Waga, trupi i të cilit u gjet nga një kalimtar në orën 11.30 pasdite e të enjtes së 28 janarit në Westville Road, Penylan.

Waga kishte qenë viktimë e një agresioni të vazhdueshëm. Nushi dhe Dhana janë akuzuar tashmë në lidhje me vdekjen e tij dhe qëndrojnë në paraburgim në pritje të gjyqit.

Nushi, 26 vjeç, nga Ninian Road, Roath Park, Cardiff dhe Dhana, 27 vjeç, pa vendbanim fiks, shihen nga kamerat e trupit kur flasin me oficerët e policisë për një çështje tjetër në dhjetor të 2020.

https://twitter.com/SWPCardiff/status/1372569383319523334

Në një deklaratë, policia tha se ata e dinë që janë të përfshirë në prodhimin e kanabisit. Shqiptarët kishin lidhje me një pronë në Newport Road ku u zbulua një fabrikë kanabisi menjëherë pasi u gjet trupi i Waga-s.

Ata u larguan nga Cardiff të premten e 29 janarit. Të dy e kanë prejardhjen nga Lushnja dhe kanë gjeneruar lidhje në Yorkshire, konkretisht Bradford dhe Huddersfield, në veriperëndim të Londrës dhe Bristol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore