Lajme

Dy oficerë të KGB-së u hodhën në erë nga një minë ruse, sipas gazetës bjelloruse


Gazeta më e vjetër në Bjellorusi “Nasha Niva” zbulon se dy oficerë të Departamentit të KGB-së për rajonin e Gomel-it vdiqën pasi u hodhën në erë nga një minë antitank.

Mina ishte vendosur në kampin e ngritur nga trupat ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas gazetës bjelloruse, ky incident nuk është pasqyruar nga strukturat shtetërore të Bjellorusisë.

“Formacioni rus ngriti një kamp në një pyll në rajonin e Gomel-it, pranë rezervatit ekologjik Polessky”, tha një burim i informuar për Nasha Niva.

Ai shton se gjithçka u bë sipas metodave ushtarake.

“Gërmuam, minuam hyrjet nga disa anë, ngritëm kamp. Ata nuk e dinin se ku ishin. Ata mund të kenë menduar se ishin në Ukrainë. Pas ca kohësh morëm urdhrin që të lëviznim në jug. Ata braktisën pozicionet e tyre, madje harruan disa kuti municionesh”, vëren më tej burimi i gazetës bjelloruse.

Agjencitë e zbatimit të ligjit në Bjellorusi nuk kishin informacion për kampin.

Ose po flasim për një dështim në komunikim, ose trupat ruse përdorin sistematikisht territorin e Bjellorusisë, pa informuar palën bjelloruse se ku ndodhen, shtoi ai.

Rojtarët e pyllit morën dy oficerë të departamentit Gomel të KGB-së për t’i treguar vendin e gjetjes dhe ata u hodhën në erë, ndoshta duke u përplasur me një minë antitank.

“Nuk e dimë nëse në këtë rast e kanë pësuar rojtarët apo kanë vdekur dy oficerë të KGB-së”, i thanë Nasha Niva-s persona të njohur me situatën.

Sipas gazetës bjelloruse, një nga të vdekurit është nënkoloneli 35-vjeçar i KGB-së, Andrei Reutsky.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore