Lajme

Dy javë pas shtimit të masave kufizuese, Sidney rekord rastesh me COVID-19


Autoritetet e Uellsit të Ri Jugor (NSW) të Australisë njoftuan se është rritur numri i rasteve të infektimeve me COVID-19.

Qyteti më i madh i Australisë, Sidney, ka shtuar masat kufizuese për të ulur mundësinë e përhapjes së pandemisë.

NSW raportoi 38 raste të reja lokale, nga 27 që ishin një ditë më parë.

Bazuar në procesin e ngadaltë të vaksinimit në Australi, kryeministri i shtetit NSW, Gladys Berejiklian, iu lut banorëve të mos vizitonin familjarët dhe miqtë, për shkak të qarkullimit të variantit Delta.

I pyetur nëse kufizimet do të zgjaten përtej datës së planifikuar më 16 korrik, Berejiklian tha se kjo është “një supozim jorealist” për të kontrolluar variantin Delta mes normave të ulëta të vaksinimit dhe njerëzve që shkelin rregullat e distancimit shoqëror.

Forca policore do të vendosë 100 oficerë shtesë në jugperëndim të Sidney-t, nga e premtja, për të siguruar që banorët të mbajnë maska dhe të mos shkelin kufizimet e COVID-19.

Kryeministri Scott Morrison tha se qeveria federale do të siguronte mbështetjen e duhur ekonomike nëse kufizimet zgjatet.

Infeksionet e fundit e çuan totalin e Sidney-t, në gati 400 raste – që nga rasti i parë, i cili u zbulua tri javë më parë, nga një shofer limuzine që transportoi ekuipazhin e linjës ajrore jashtë shtetit.

Australia ia ka dalë ta mbajë numrin e ulët të rasteve me COVID-19, në më pak se 30 mijë e 900 raste dhe 910 vdekje. Edhe pse përhapja e vaksinimeve në vend ka hequr disa nga shkëlqimet e këtij suksesi.

Pak më shumë se 9% e njerëzve në NSW janë vaksinuar plotësisht, ndërsa rreth 29% kanë pasur një dozë të parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore