Sport

Dy ekipe angleze dëshirojnë transferimin e Dzeko-s


Sulmuesi i skuadrës së Inter-it, Edin Dzeko, me shumë mundësi do të largohet nga nënkampionët e Italisë gjatë kësaj vere.

Me ardhjen e Romelo Lukaku-t, boshnjaku nuk do të ketë vend në sulmin e Inter-it, andaj me gjasë pritet largimi i tij.

Në këtë situatë, mediat italiane raportojnë se dy skuadra angleze: Everton dhe Wolverhampton Wanderers dëshirojnë shërbimet e tij.

Dzeko ka kontratë me Inter-in deri në verën e vitit të ardhshëm, por ata dëshirojnë largimin e 36-vjeçarit.

Kjo pasi që Inter-i ka në sulm lojtarë si: Lukaku, Martinez, Correa dhe Sanchez, derisa ata po synojnë afrimin e Paolo Dybala-s.

Kujtojmë që Dzeko iu bashkua Inter-it në verën e vitit të kaluar për shumën e 1.5 milionë eurove nga Roma.

Në sezonin e vetëm te skuadra nga Milano, Dzeko shënoi 17 gola dhe dhuroi 10 asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore