Lajme

Dvorak: Në Kosovë mbizotëron fryma nacionaliste, asnjë lider i moderuar ose pajtues s’mund ta marrë pushtetin


Martin Dvorak dhe Albin Kurti

Asnjë parti politike ose burrështetas që ka retorik më të moderuar dhe më pajtues nuk mund ta marrë pushtetin në Kosovë, në këtë fazë, meqë skena politike është e mbingarkuar me nacionalizëm.

Ky është vlerësimi ministrit për Çështje Evropiane i Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, i cili qëndroi në Kosovë për një vizitë zyrtare ku takoi krerët e shtetit.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve çeke, CTK, pas përfundimit të vizitës ministri Dvorak ka potencuar se “përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve dhe dallimeve ndërmjet partive politike në Kosovës, skena politike është e bashkuar në valën nacionaliste”.

“Një njeri që do të vinte me retorik pajtuese apo disfatiste në Kosovë nuk do të mund të kishte sukses”, ka vlerësuar ai.

Duke vlerësuar frymën pro-evropiane të Kosovës, Dvorak ka theksuar se pengesa më e madhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian janë tensionet me Serbinë.

“Pengesa më e madhe është konflikti i papërfunduar. Bashkimi Evropian nuk dëshiron të zvarritet në një konflikt lufte apo tensione në rritje”, ka pohuar ai

Dvorak i cili gjatë qëndrimit në Kosovë ka takuar edhe komunitetin serb, është larguar nga ai takim me përshtypjen se në mesin e serbëve ekziston një skepticizëm i thellë se zgjidhja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ekziston.

“Ashtu si 20 vjet më parë, kur isha në Kosovë, mbizotëron skepticizmi i thellë se një zgjidhje nuk ekziston. Të godet pak kur dëshiron të krijosh një shpresë me ata njerëz dhe të marrësh një impuls prej tyre”.

Ministri çek e turpëron publikisht zëvendës-kryeministrin Bislimi në konferencë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore