Shqipëria

Durrës: Evidentohen dy raste të shitjes e tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, procedohen dy persona


Policia e e Durrësit ka goditur dy raste të tregtimit të shitjes së lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve duke proceduar penalisht dy persona.

Gjatë kontrolleve të Policisë u evidentuan rastet, njëra në dyqanin e shtetasit Sh. H., 57 vjeç dhe tjetri shtetasi Sh. L., 47 vjeç.

Përkatësisht Policia ka sekuestruar një sasi fishekzjarrësh dhe lëndësh piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore