Jetesë & Stil

Dua Lipa vjen me albumin e tretë


Ylli i muzikës shqipatre, e njohur ndërkombtarisht Dua Lipa  duke që nuk ka të ndalur.  Ende pa e shijuar suksesin e albumit të dytë, “Future Nostalgia”, po na ‘servis’ të tretin album.

Planet e saj mesa duket janë mjaft të mëdha, dhe këtë po e tregon pas çdo suksesi që ajo korr.

Ndërkaq, lajmin e ka bërë me dije bashkëpunëtori i saj, Joe Kentish gjatë një interviste për “Variety”.

Ai shprehet se Dua po planifikon nxjerrjen e një albumi të tretë, i cili është mjaft ndryshe nga ai i fundit.

Së fundmi 25-vjeçarja ka paralajmëruar për publikimin e klipit të këngës “Love Again”, i cili do të publikohet të premten.

Ky projekt muzikor është pjesë e albumit ‘Future Nostalgia’ dhe është një nga këngët më të pëlqyera të këngëtares.

Në fakt ajo që mori më shumë vëmendje ishte look-u i Dua-s, ku ishte shndërruar totalisht me një look të ri.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore