Lajme

Draghi: Për BE-në do të propozoj ndryshime rrënjësore, Evropa duhet të veprojë së bashku si kurrë më parë


“Ne kemi nevojë për një Bashkimi Evropian që është i përshtatshëm për botën e sotme dhe të nesërme. Në raportin që Kryetarja e Komisionit më kërkoi të përgatis, do të propozoj një ndryshim rrënjësor. Kjo është ajo që na duhet”.

Kështu deklaroi Mario Draghi në fjalimin e tij në konferencën e nivelit të lartë për Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale në La Hulpe, Belgjikë.

Sipas ish-kryeministrit italian dhe ish-presidentit të Bankës Qendrore Evropian, “ne duhet të arrijmë një transformim të ekonomisë evropiane, duhet të jemi në gjendje të mbështetemi në një sistem energjie të besueshëm të dekarbonizuar, një mbrojtje të integruar evropiane, prodhim vendas në sektorët më inovativë dhe një pozitë udhëheqëse në prodhimin teknologjik”.

Rëndësia e investimeve private

Natyrisht, për një ndryshim rrënjësor duhen investime, pjesa më e madhe e të cilave, sipas Draghit, “do të mbulohen nga privatët”.

Për më tepër, sqaron ish-kryeministri, “kursimet private janë shumë të larta dhe më së shumti kanalizohen në depozitat bankare dhe nuk financojnë rritjen aq sa munden në një treg më të gjerë kapitali”.

Për këtë arsye, “avancimi i Unionit të Tregjeve të Kapitalit përbën një pjesë të domosdoshme të strategjisë së përgjithshme të konkurrencës”, shtoi Draghi në fjalën e tij.

Nevoja për kohezion brenda BE-së

Fjala tjetër kyçe që Draghi këmbëngul në fjalimin e tij është “kohezioni”.

Për ish-presidentin e BQE-së, kohezioni politik i unionit kërkon “që të veprojmë së bashku, nëse është e mundur gjithmonë”.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se kohezioni politik kërcënohet nga ndryshimet në pjesën tjetër të botës. Prandaj, rikthimi i konkurrencës sonë nuk është diçka që mund ta arrijmë vetëm ose duke konkurruar me njëri-tjetrin. Ajo kërkon që ne të veprojmë si Bashkimi Evropian në një mënyrë që nuk e kemi bërë kurrë më parë”.

Marrë nga “Corriere Della Sera”, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore