Sport

Dortmund-i i bashkohet garës për Sabitzer-in


Borussia Dortmund-i i është bashkuar garës për anësorin e Leipzig-ut, Marcel Sabitzer-in. Verdhezinjtë, gjithashtu janë të interesuar edhe për Marcel Hastenberg-un.

Sipas “Sport Bild” Dortmund-i raportohet se kërkon shërbimet e austriakut, i cili vlen rreth 50 milionë euro, por mund të largohet për më pak. Bëhet fjalë për një shifër rreth 20 milionë euro.

Sabitzer-i kërkohet në Premier Ligë nga Tottenham-i dhe Liverpool-i. Ai ishte pjesë e Austrisë në Euro 2020, ku u eleminua nga Italia në raundin e të 16-ve.

Sidoqoftë, Dortmund-i mund ta nënshkruajë dyshen e Leipzig-ut për 30 milionë euro, pasi 10 milionë kushton Hastenberg-u.

BVB po provon të largojë fillimisht, Nico Schulz-in, ndërsa Leipzig-u po tenton nënshkrimin e mbrojtësit të Wolfsburg-ut, Maxence Lacroix-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore