Shqipëria

‘Dorëzohet’ gjyshja, dorëzon pas një jave 3-vjeçarin në Durrës


Një gjyshe, e cila kishte rrëmbyer prej një jave nipin e saj 3-vjeçar dhe nuk dihej se ku fshihej, e ka dorëzuar atë më në fund në Prokurorinë e qytetit bregdetar.

Kështu është bërë me dije nga autoritetet, teksa mësohet se gjyshja ka qenë e shoqëruar nga një avokat, kur e ka dorëzuar nipin e saj në Prokurorinë e Durrësit.

Nga ana tjetër, Gjykata e Durrësit ka lënë në burg më 19 prill Rexhep Gjunin, gjyshin e 3-vjeçarit që u zhduk shtatë ditë më parë në zonën e ish-kënetës.

Nëna e la 3-vjeçarin me gjyshërit për disa orë, por më pas ai është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Gjykata sakaq ka dhënë masën “arrest me burg” për Arben Selaj, kunatin e gjyshit.

Gjyshja, e cila dorëzoi nipin, ishte shpallur po ashtu në kërkim nga Prokuroria lidhur me çështjen.

“U mbyll seanca për caktimin e masës së sigurimit. Në kushtet kur kemi të bëjmë me një të mitur nuk mund të thuhet asgjë për arsye se është sekret hetimor, tani do vazhdojë prokuroria hetimet. Masa e sigurimit, arrest me burg, nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë avokatja pas përfundimit të seancës.

Sipas vendimit të gjykatës është caktuar masa e sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. Gjuni, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Po ashtu është bërë caktimi i masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. Selaj, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Ndërkaq, urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore