Lajme

Dorëhiqet Kryeministri Italian Giuseppe Conte


Kryeministri Italian Giuseppe Conte komunikoi vendimin e tij për të lënë qeverinë më 26 janar.

“Falënderoj çdo ministër të vetëm, për çdo ditë të këtyre muajve së bashku,” iu drejtua Kryeministri ekipit të tij qeveritar.

“Mbështetje dhe Qëndrueshmëri  “, u përgjigjën krerët e  shumicës, Alfonso Bonafede (M5S), Dario Franceschini (Pd) dhe Roberto Speranza (Leu).

Këshilli i Ministrave duartrokiti gjatë.

Pritet që Conte t’i paraqesë dorëheqjen presidentit  italian, Sergio Mattarella.

Dorëheqja e Conte-s e çon Italinë një krizë delikate qeveritare.

Kreu i shtetit do të duhet të vlerësojë të gjithë skenarët e mundshëm.

Sergio Mattarella do të fillojë konsultat e rrufeshme me të gjitha forcat politike.

Italia hyri  në një krizë të thellë politike. Kriza filloi pasi partia, Italia Viva, e kryesuar  nga ish-kryeministri Renzi, njoftoi dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit dhe një ministri të ri. Kjo erdhi  pas një grindje me Conte-n  rreth mënyrës së shpenzimit të fondeve të BE-së (Recovery Fund). /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore