Muzikë

Don Xhoni vendos të bëhet i kujdesshëm ndaj COVID-19, anulon të gjitha koncertet e planifikuara


Rep-artisti tashmë shumë i njohur shqiptar, Don Xhoni, është njëri ndër këngëtarët më të kërkuar për mbrëmjet muzikore, falë sukseseve që arriti me publikimin e këngëve të tij, të cilat shpejt u kthyen në hite.

Ishte qyteti i Mitrovicës, vendi i fundit ku Don Xhoni performoi hitet e tij gjatë kësaj jave.

Por, në një postim në llogarinë e tij të Instagrami-t, rep-artisti i cili u bë senzacion pikërisht gjatë periudhës pandemike, ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha koncertet e planifikuara.

“Për shkak të situatës me pandemi kemi vendosur bashkë me menaxherin, që të anulojnë të gjitha tubimet dhe mbrëmjet”, është shprehur në storien e publikuar në Instagram.

Mes tjerash, ai tha se ky vendim është marrë pasi që sipas tij, për fat të keq në asnjë vend nuk po respektohen masat anti-COVID.

Ndryshe, projekti i fundit nga Don Xhoni ishte kënga “Kokaina”, e cila u mirëprit nga fansat e tij, dhe deri më sot numëron hiq më pak se 26 milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore