Jetesë & Stil

Don Xhoni, “fol i fundit”


Rep artisti i njohur nga Kosova, Don Xhoni, ka publikuar prurjen e re të tij muzikore me titull “Unë foli i fundit”, teksa këngës të tipit “Freestyle” i ka bashkangjitur edhe një video klip.

Në skenat e klipit të cilat janë të xhiruara në pjesë të Drenicës, prej ku edhe vjen Don Xhoni, artisti paraqitet “egër”, pa lënë anash dhe armët duke ja kombinuar natyrës së tekstit të shkruar nga vet ai.

Producenti ekzekutiv i këtij projekti është Besart Muqolli, ndërsa skenat e klipit janë të direktuara nën idenë e Elena Kelmendit.

“Une foli i fundit”, ka arritur të grumbullojë për më pak se 24 orë, më shumë se 700 mijë shikime në YouTube.

Ndryshe, video projekti i fundit muzikor nga Don Xhoni ishte “Mafia”, e cila po ashtu u mirëprit nga fansat e tij teksa për më pak se një muaj ka arritur të klikohet mbi 10 milionë herë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore