Shqipëria

Dogji tre automjete në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër


Një person është vënë në pranga në Shkodër, pasi dyshohet se ai ka qenë autor i djegies së tre automjeteve në dhjetor 2022, në lagjen “Ndoc Mazi”.

Kështu ka bërë me dije Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për shtyp.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi Frak Ndoja. (F. B., F. K.), 48 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore