Lajme

Dodik parashikon bashkim të Republikës Serbe të Bosnjës me Serbinë


Milorad Dodik

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës Dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka deklaruar se në tri dekadat e ardhshme e sheh Republikën Serbe të Bosnjës, stabile të zhvilluar dhe të bashkuar me Serbinë.

Në një intervistë për RTRS (Radio Televizionin e Republikës Serbe), Dodik foli prapë për synimet e tij për kalim të RS-së nga Bosnja në Serbi.

“Për 30 vjet, Republikën Serbe e shoh si një shtet të pavarur që do të jetë më i zhvilluar, i bashkuar me Serbinë në një formë të caktuar shtetërore”, deklaroi ai.

Dodik është një nga politikanët e preferuar të Putin-it në Evropë dhe është ndër të parët që vizitojë Moskën në kohën kur Rusia filloi luftën me Ukrainën.

Ai në Rusi ka realizuar sërish vizitë këtë muaj dhe gjaë intervistës nuk i ka ndalur lëvdatat për Putin-in.

“Ai na ka ndihmuar në shumë çështje”, deklaroi politikani i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “prandaj, më pëlqen ta takoj”.

“Asnjëherë nuk më ka kërkuar të bëj asgjë, ka pyetur vetëm se çfarë mund të bëjë për të ndihmuar”, shtoi Dodik.

Dodik ne takim me Putin

Me gjashtë janar të këtij viti Ministria e Financave e SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksionone ndaj liderit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik.

Dodik është sundimtar i Republika Srpska, entitetit serb në Bosnje, që u krijua sipas Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995.

Ndërsa aktualisht Bosnje-Hercegovina po përballet me krizën e saj më të rëndë politike që nga vitet 1990, SHBA-të patën njoftuar se Dodik e ka përdorur pozitën e tij për të grumbulluar pasuri përmes një sistemi patronazhi, ryshfetesh dhe mitmarrjeje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore