Lajme

Dodik dyshohet se pagoi Inzkon për imponimin e ndryshimeve në Ligjin për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës


Milorad Dodik dhe Valentin Inzko

Bazuar në informacionet ende jozyrtare, qeveria austriake përmes Ministrisë së Brendshme dhe ish-ministrit dhe tashmë kancelarit Austriak, Karl Nehamer, po mbledh informacione për anëtari serb të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik dhe ish-përfaqësuesit të lartë, Valentin Inzko në lidhje me korrupsion, raporton portali serb në Bosnje, Banjaluka 24.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Mbrojtjen e Shtetit dhe Shërbimit Informativ Austriak në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Austrisë, një anëtari i Presidencës së BeH dyshohet se i ka paguar 1.5 milionë euro ish-përfaqësuesit të lartë, Inzko, për imponimin e ndryshimeve në ligjin për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës.

Sipas qarqeve austriake të sigurisë, Dodik po përballet me një rënie të madhe të kredibilitetit të tij në parti, ka probleme me funksionimin e institucioneve dhe një humbje të ndikimit në gjyqësor dhe për këtë arsye e pagoi ish-përfaqësuesin e Lartë për të përkeqësuar gjendjen me pandeminë në vend të cilët po drejtohen nga zyrtarët e lartë të SNSD-së dhe partnerëve të tyre të koalicionit.

Bakir Izetbegoviç dhe Milorad Dodik

I njëjti burim thekson se marrëveshje e ngjashme është arritur edhe me liderin e SDA-së, Bakir Izetbegoviç, për të kundërshtuar disa dispozita të Ligjit për Pyjet dhe Ligjit për Tokën Bujqësore përmes gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të BeH Mirsad Çeman dhe Seada Palavriç.

Sipas portalit synimi i Dodik dhe Izetbegoviç është rritja e tensioneve kombëtare dhe përkeqësimin e situatës së përgjithshme në BeH me qëllim që të largojnë vëmendjen nga problemet reale dhe përgjegjësia për situatën e vështirë në vend, në atë mënyrë që të qëndrojnë në pushtet me çdo kusht pas zgjedhjeve të vitit 2022.

Dodik, dyshohet se e di tashmë se rastet e korrupsionit mund të trajtohen në mënyrë aktive nga gjyqësori i BeH dhe kjo është arsyeja pse ai dëshiron të miratojë një ligj të ri mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republika Srpska sa më shpejt të jetë e mundur.

Por, nëse dyshimet e kontrolluara nga organet e hetuesisë austriake rezultojnë të bazuara, i gjithë “Showi” i Dodik do të bjerë në ujë me pasoja të mëdha si për të ashtu edhe për ish-përfaqësuesin e lartë Inzko.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore