Sport

Dita kur Bill Russell shkatërroi Shaq-un, Kareem dhe David Robinson


Legjenda e NBA, Bill Russell ndërroi jetë të dielën, por ai la pas disa momente të paharrueshme brenda dhe jashtë fushës. Një nga këto momente ndodhi gjatë shfaqjes inauguruese të çmimeve të NBA në vitin 2017.

Kur Russell doli në skenë, aty ishin pesë nga qendrat më të mira të NBA-së të të gjitha kohërave si Kareem Abdul-Jabbar, Alonzo Mourning, Shaquille O’Neal, David Robinson dhe Dikembe Mutombo.

Legjenda e NBA numëroi pesë lojtarët një nga një përpara se të thumbonte lojtarët.

“Unë do të shkelmoja bythën tuaj”, tha Russell, i cili ishte 83 vjeç në atë moment.

Russell humbi jetën në moshën 88-vjeçare, por familja e tij nuk e zbuloi shkakun e vdekjes në një deklaratë të përbashkët.

“Gruaja e Bill, Jeannine, dhe miqtë dhe familja e tij e shumtë ju falënderojnë që e luteni për Bill-in”, thuhet në deklaratën e familjes.

“Ndoshta do të rijetoni një ose dy nga momentet e arta që ai na dhuroi, ose do të kujtoni të qeshurën e tij dalluese teksa kënaqej duke shpjeguar historinë e vërtetë pas asaj se si rrodhën ato momente”.

“Dhe ne shpresojmë se secili prej nesh mund të gjejë një mënyrë të re për të vepruar ose për të folur me përkushtimin e pakompromis, dinjitoz dhe gjithmonë konstruktiv të Bill-it ndaj parimeve. Kjo do të ishte një fitore e fundit dhe e qëndrueshme për numrin tonë të dashur #6”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore