Shqipëria

Disiplina nuk e fal Kukësin dhe e lë 4 ndeshje pa tifozë, drejtori sportiv i përjashtohet me dy vjet nga aktiviteti


Tifozët janë problemi i vërtetë i ekipeve shqiptare të futbollit, ku sërish për shkak të trazirave të shkaktuara, ka pasur dënime nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së.

Më të ndëshkuarit kanë qenë Kukësi dhe Egnatia, ku të parët do të luajnë katër ndeshje pa tifozë në shtëpi dhe rrogozhinasit dy të tilla.

Naim Halili, drejtori sportiv i Kukësit, është përjashtuar me dy vite nga të gjithë aktivitet sportive për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Ndërkohë, me 3 ndeshje pezullim janë dënuar Arinaldo Rrapaj i Partizanit dhe David Janaqi i Skënderbeut të cilët u ndëshkuan me karton të kuq në sfidën e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore