Lajme

Disa fshatra mbesin pa shërbime shëndetësore në Podujevë, komuna i mbylli ambulancat


Foto nga storia

Dy ambulanca të mjekësisë familjare në fshatrat Halabak, Hërticë të Podujevës janë mbyllur vitin e kaluar.

Ndërsa një tjetër në Dyz të Podujevës është mbyllur në vitin 2020.

Edhe në fshatin Pollatë të këtij qyteti, ambulanca po punon rrallë.

Banorët thonë se është e domosdoshme që t’i marrin shërbimet mjekësore nga to.

Nga opozita theksuan se mbyllja e AMF-ve është bërë një trend i cili po vazhdon dhe këtë e kanë konsideruar shqetësuese.

Ndërsa nga komuna deklarojnë se kanë marr një vendim të tillë shkaku që këto objekte shëndetësore kanë pasur pak vizitorë.

Si arsye tjetër, përmendin edhe koston e shpenzimeve të mirëmbajtjes e të tjera, si dhe nevojën për shtimin e stafit.

Ata shtuan se banorëve iu kanë bërë një zgjidhje duke iu mundësuar shërbimin shtëpiak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore